Messi-Barcelona; 4 vite nga lamtumira që përloti “mbretin” dhe tronditi botën e futbollit

Messi-Barcelona; 4 vite nga lamtumira që përloti “mbretin” dhe tronditi botën e futbollit

E megjithatë, Messi dhe Barça mbetet një dashuri që nuk vdes kurrë. Sot bëhen 4 vite nga ajo ditë e paharrueshme kur Lionel Messi, me lot në sy dhe zemër të thyer, i tha lamtumirë klubit të jetës së tij, Barcelona. Në një sallë të mbushur me emocione dhe heshtje të thellë, lojtari më i madh në historinë e klubit katalanas, por jo vetëm, doli për herë të fundit si “blaugrana”, jo për të festuar një trofe, por për t’i dhënë fund një epoke. Me një letër në dorë dhe zemër që nuk donte të largohej, ai shpërtheu në lot. Ishte një moment që ndali kohën për tifozët në mbarë botën. Ishte lamtumira që askush nuk e priste… Për arsye financiare dhe burokratike, një rinovim...