Mesi kërkohet me ngulm nga skuadra që nisi marshimin futbollistik
Një lajm i mirë për Argjentinën. Leo Mesi mund ta përfundojë karrierën e tij te Newell’s Old Boys teksa klubi po punon intensivisht për ta nënshkruar. Megjithëse Inter Majemi në MLS ka fjalën e fundit për kontratën e tij. Sulmuesi 39-vjeçar Lionel Mesi, aktualisht me Inter, është përsëri në radarin e transferimeve të Newell’s Old Boys, ndërsa ata punojnë për të siguruar rikthimin e tij në janar 2027. Klubi me qendër në Rosario dëshiron ta rikthejë kampionin, por kontrata e tij me klubin amerikan është e vlefshme deri në dhjetor 2028, duke e komplikuar marrëveshjen. Në fakt sipas gazetarit argjentinas Gonzalo Calvigioni të Cadena 3 Rosario, shanset që Mesi të kthehet në ekipin ku e filloi karrierën e tij janë rritur në javët e fundit....
Burimi:
sportiim.al