Mesfushori kuqezi shpëton skuadrën e tij nga humbja/ Qazim Laçi shënon në Çeki

Mesfushori kuqezi shpëton skuadrën e tij nga humbja/ Qazim Laçi shënon në Çeki

Mesfushori i kombëtares shqiptare realizoi rrjetën e barazimit 1-1 që Sparta e Pragës arriti në fushën e rivalit, Olomouc. Qazim Laçi shënoi një gol shumë të bukur në Çeki, duke shpëtuar ekipin e tij nga humbja. Ishte një realizim shumë I bukur për Laçin, që këtë sezon në kampionat ka tre gola dhe katër asiste. Gjithsesi, vitin e ardhshëm shqiptari nuk do të mundë të luajë në kupat e Europës. Skuadra e tij, Sparta e përfundoi kampionatin çek në vendin e pestë, ndërsa pak ditë më parë humbi edhe finalen e Kupës së Çekisë.
Burimi: Sot.com.al