Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Mesfushori i prish punë Bayern-it: Nuk dua të largohem, dua tituj këtu
24 Qershor 2025 17:16 Telesport Bayern po bënte plane për shitjen e Palhinha në merkaton e verës. I transferuar vjet për 51 mln euro, portugezi nuk ka treguar thuajse asgjë në Mynih. Bayern ishte gati të pranonte rreth 35 mln euro për kartonin e tij. Problemi është se Palhinha nuk do të largohet. “Dua të jem i lumtur këtu në Mynih. Dua të tregoj veten time. Dua të luaj, të fitoj trofe si bavarez dhe të jem i lumtur”, ka deklaruar portugezi para një jave. Bayern po detyrohet të heqë dorë nga planet e shitjes së tij.