Mesazhe nga historia, rasti kur etnogjeneza dominon mbi ideogjenezen: Shqiptarët (Arnautët) kanë të njëjtin identitet etnik pavarësisht se cilës fe i përkasin!

Mesazhe nga historia, rasti kur etnogjeneza dominon mbi ideogjenezen: Shqiptarët (Arnautët) kanë të njëjtin identitet etnik pavarësisht se cilës fe i përkasin!

Jahja Drancolli Këtë dukuri te shqiptarët e shekullit XIX, gjuhëtari dhe etnografi më i madh i Rilindjes Kombëtare Serbe, Vuk Karaxhiq, e shpjegoi kështu në vitin 1836: “Edhe ata (arnautët) kanë fe katoliko-romake (e ndoshta edhe ortodokso-greke), ndaj quhen të gjithë arnautë. Dhe le të themi se e urrejnë njëri-tjetrin pak, por sipas traditës së tyre, para popujve të tjerë jetojnë si vëllezër, sikur të ishin të gjithë të një feje. Kështu, një arnaut i fesë islame do të vriste dhjetë turq të vërtetë për një arnaut të fesë katolike-romake, ashtu sikurse një arnaut i fesë katolike-romake do të vriste dhjetë italianë për një arnaut të fesë islame”. Pothuajse për shumë udhëtarë dhe studiues të shekullit të nëntëmbëdhjetë që kishin vizituar Shqipërinë, gjykohet njëzëri se...