Mesazh paralajmërues? Shpërthim me tritol në derën e një banese në Elbasan, PISTAT e hetimet (DETAJE)
ELBASAN- Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjën "Çlirimi" në Elbasan. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale, duke dëmtuar derën e jashtme e rrethimit të banesës së shtetasit Shefki Frakulli, 69-vjeç. Sipas të dhënave paraprake, lënda plasëse dyshohet se është vendosur pranë hyrjes së banesës, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Sipas burimeve, në banesë jeton çifti Frakulli, ndërsa dy djemtë e familjes ndodhen prej vitesh në emigracion, përkatësisht në Angli dhe Itali. “Elbasan/Informacion paraprak. Në lagjen “Çlirimi”, është dëmtuar, dyshohet me lëndë plasëse, dera e jashtme e rrethimit të banesës së shtetasit Sh. F., 69 vjeç. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon veprimet për...
Burimi:
zeri.ai