Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Mes spektaklit dhe emocioneve, Reali “fluturon” në gjysmëfinale, triumfon 3-2 ndaj Dortmund, Alonso: PSG? Do jetë ndeshje e madhe (VIDEO)
5 gola të shënuar, karton të kuq, penallti, dramë deri në sekondat e fundit, por një super gol i Mbappe dhe një super Courtois i dhuroi Real Madrid një biletë për në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve, me ekipin e Alonson që triumfoi 3-2 përballë B.Dortmund. Spanjollët e nisën sfidën “zjarr” duke dominuar totalisht rivalin e tyre që në start. Nëntë minuta lojë i mjaftuan Realit për të kaluar në avantazh, ku zbulimi i këtij turneu, Gonzalo Garcia konvertoi në gol krosin e Arda Guler. Reali nuk u mjaftuan me kaq, por në minutën e 20-të, ishte Fran Garcia që...