Mes protestave dhe thirrjeve për dorëheqje, Rama për median greke: Mandatin do ta çoj deri në fund

Mes protestave dhe thirrjeve për dorëheqje, Rama për median greke: Mandatin do ta çoj deri në fund

TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes përballë protestave të javëve të fundit në Tiranë duke deklaruar se ndryshimi i qeverive në një demokraci bëhet përmes zgjedhjeve dhe jo përmes dhunës. Në një intervistë për gazetën greke Kathimerini Rama ka folur për protestat, kërkesat e studentëve dhe përplasjet gjatë tubimeve. Ai ka pranuar se shqetësimet për arsimin, koston e jetesës dhe mungesën e mundësive janë të bazuara, ndërsa ka theksuar se projektbuxheti i vitit 2027 do të përfshijë masa shtesë për familjet, shërbimet publike dhe studentët. Kreu i qeverisë ka bërë dallimin mes studentëve që kërkojnë një të ardhme më të mirë dhe grupeve që, sipas tij, përdorin dhunën dhe bombat molotov gjatë protestave. I pyetur për dorëheqjen, Rama është shprehur...