“Mes kandidatëve për Topin e Artë”, ylli i Serisë A merr lajmin e bujshëm

“Mes kandidatëve për Topin e Artë”, ylli i Serisë A merr lajmin e bujshëm

Ceremonia e ndarjes së çmimeve për Topin e Artë është planifikuar për 22 shtator, si gjithmonë në Théâtre du Châtelet në Paris, por zërat tashmë po qarkullojnë rreth listës së ngushtë të lojtarëve që konkurrojnë për çmimin më të rëndësishëm individual të vitit. Shumë emra të mëdhenj në garë, nga Dembelé te Yamal, dhe midis tyre, dikush nga Serie A mund të jetë mes emrave përfundimtarë. Një lajm nga Anglia e ka vënë në qendër të vëmendjes futbollistin më të mirë italian të sezonit të kaluar, Scott McTominay. Gazetari anglez Sam Cohen raportoi se mesfushori skocez i Napolit është përfshirë në listën përfundimtare për Topin e Artë 2025. Lista zyrtare e kandidatëve pritet të publikohet të enjten, më 7 gusht, dhe McTominay pritet të jetë...