Mes gazit lotsjellës dhe barrikadave në flakë, revolta e studentëve trondit Tiranën

Mes gazit lotsjellës dhe barrikadave në flakë, revolta e studentëve trondit Tiranën

Rreth orës 18:30 të së martës, në Rrugën e Durrësit në Tiranë, protestuesit ngritën një barrikadë me kangjellat metalike të shkulura nga trotuaret. Pak më vonë, mobiljet e nxjerra nga një zyrë mikrokredie, pranë ambasadës së Vatikanit, u përdorën për të ndezur një zjarr në mes të rrugës. Policët e vendosur disa dhjetëra metra më tutje nuk ndërhynë fillimisht as për të penguar dëmtimin e biznesit dhe as për të shuar flakët. Vetëm pasi pjesa më e madhe e materialeve ishte djegur, forcat e rendit avancuan drejt barrikadës, duke përdorur autobotët me ujë me presion dhe gaz lotsjellës. Protestuesit, kryesisht studentë, gjimnazistë dhe të rinj, u tërhoqën drejt sheshit “Skënderbej”. Policia i ndoqi, ndërsa efektivë të saj goditën dhe ndaluan disa prej atyre që mbetën...