Mes dhimbjes dhe lotëve, lojtarët e Liverpool rikthehen në stërvitje pas funeralit të Jota

Mes dhimbjes dhe lotëve, lojtarët e Liverpool rikthehen në stërvitje pas funeralit të Jota

Lojtarët e Liverpool janë rikthyer për fazën përgatitore parasezonale në qendrën e stërvitjes AXA të klubit, vetëm pak ditë pas funeralit të Diogo Jota, të shtunën. Sulmuesi portugez humbi jetën në një aksident me makinë në Spanjë të enjten e kaluar së bashku me vëllain e tij Andre Silva. Në funeralin e tyre, në qytetin e tyre të lindjes, Gondomar, pranë Porto, morën pjesë shumë nga shokët e ekipit dhe stafi i sulmuesit portugez të Liverpool. Disa nga skuadra e Arne Slot ishin planifikuar të ktheheshin për stërvitjen parasezonale të premten, por klubi e shtyu kthimin e tyre pas aksidentit....
Burimi: Telesport.al