Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Mes afrimeve dhe miqësoreve, Elbasani drejt Greqisë
Tek Elbasani mbizotëron qetësia në këtë fazë të merkatos verore. Prej disa ditësh nuk përfliten më afrime të reja, edhe pse pista për përforcime mbetet ende e hapur. Drejtuesit e klubit kanë ndjekur një strategji të matur, duke ruajtur boshtin e skuadrës nga sezoni i kaluar dhe duke afruar vetëm disa elementë të rinj në pozicionet ku është vlerësuar se ka nevojë për përforcim. Deri tani, janë afruar zyrtarisht tre lojtarë. Bëhet fjalë për portierin çek Martin Janaçek, një gardian me eksperiencë që pritet të sjellë më shumë siguri në prapavijë. Në mesfushë është afruar Donart Ibraimi, një lojtar me...