Merz telefonon Netanyahun, i kërkon “të ulë dorën” me sulmet ndaj Iranit

Merz telefonon Netanyahun, i kërkon “të ulë dorën” me sulmet ndaj Iranit

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, gjatë së cilës Merz ka bërë thirrje për përmbajtje në fushatën ushtarake të Izraelit kundër Iranit, tha një burim nga qeveria gjermane për agjencinë Reuters të enjten. Gjatë telefonatës të mërkurën në mbrëmje, Merz shprehu mbështetjen e Gjermanisë, në parim, për sulmet ushtarake të Izraelit ndaj infrastrukturës bërthamore të Iranit, por theksoi rëndësinë e kërkimit të zgjidhjeve diplomatike për konfliktin, sipas burimit. Gjermania planifikon të presë bisedime bërthamore me partnerët e saj europianë dhe ministrin e jashtëm iranian në përfaqësinë e përhershme të saj në Gjenevë...
Burimi: Javanews.al