Merr fund telenovela “Jashari”, shqiptari i bashkohet Milanit,  Zhegrova pikaset nga OM

Merr fund telenovela “Jashari”, shqiptari i bashkohet Milanit, Zhegrova pikaset nga OM

Eksperti i merkatos Fabrizio Romano njofton se më në fund ‘telenovela’ Milan- Jashari ka marrë drejtimin pozitiv. Pas bisedimeve shumë të gjata mes drejtuesve të Club Bryzh dhe Milanit me Taren protagonist si drejtor sportiv, tashmë është arritur marrëveshja. Club Bryzh do të arkëtojë 39 milionë euro nga shitja e lojtarit të Zvicrës. Sipas tij, 23-vjeçari Ardon Jashari në ditët në vazhdim do të udhëtojë në Itali për të kryer testet mjekësore. Ndërkohë po i njëjti burim shkruan se dhe Edon Zhegrova është përfshirë në radarët e kalimit te Olimipk Marsejë. Klubi ka filluar negociatat për të nënshkruar me futbollistin dardan të Lilë. Diskutimet mbi kushtet e marrëveshjes janë duke vazhduar; asgjë nuk është finalizuar ende, por diskutimet konkrete me OM janë duke u zhvilluar./Sportiim.al/