Merr flakë një makinë në bypass-in e Vlorës, shuhet nga zjarrëfikësit

Merr flakë një makinë në bypass-in e Vlorës, shuhet nga zjarrëfikësit

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në bypass-in e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur gjatë lëvizjes së mjetit, ndërsa makina është djegur në pjesën e përparme. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse që kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Ende nuk dihen shkaqet e flakëve.
Burimi: Javanews.al