Merr flakë matësi i energjisë elektrike, evakuohen banorët e pallatit në Shkodër

Merr flakë matësi i energjisë elektrike, evakuohen banorët e pallatit në Shkodër

Një zjarr ra këtë mesditë në një sahat matës të kabinës elektrike në një pallat në Shkodër. Si pasojë e tymit që ka përfshirë të gjithë pallatin, është bërë edhe evakuimi i disa banorëve. Forcat zjarrfikëse ndërhynë për të normalizuar situatën. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur ngjarjen. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv