Merr flakë makina e parkuar në Durrës

Merr flakë makina e parkuar në Durrës

Një automjet i parkuar pranë stacionit të trenit në lagjen numër 4 në Durrës, është përfshirë nga flakët. Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, por dëme të konsiderueshme materiale, pasi automjeti është shkrumbuar totalisht. Dy mjete zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë vënë situatën nën kontroll, duke shmangur përhapjen flakëve tek automjetet e tjera. Shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa policia ka nisur hetimet.
Burimi: Vizionplus.tv