Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Merr flakë fusha e mbetjeve në inceneratorin e Elbasanit, forcat zjarrfikëse mbërrijnë në vendngjarje
Pasditen e sotme ka marrë flakë landfilli i mbetjeve në Elbasan. Sipas informacioneve, ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa në vendngjarje po punohet për shuarjen e flakëve. Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë së bashku me ekipe të tjera për të vënë nën kontroll zjarrin.