Merja: PISA 2025 alarm për arsimin shqiptar, qeveria po e kthen teknologjinë në propagandë
Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Arla Merja, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të PISA 2025, duke i cilësuar ato si një “kambanë alarmi” për arsimin shqiptar dhe jo si një sukses të qeverisë. Sipas Merjës, rezultatet e nxënësve shqiptarë në lexim, matematikë dhe shkencë mbeten nën mesataren e vendeve të OECD-së, çka sipas saj tregon problemet e thella të sistemit arsimor. Ajo akuzoi qeverinë se mund të përpiqet t’i interpretojë rezultatet përmes renditjes rajonale dhe disa pikëve më shumë, duke e cilësuar një qasje të tillë si “histori propagandistike”. Merja tha se rezultatet duhet të lexohen përmes aftësive reale të 15-vjeçarëve shqiptarë dhe jo përmes sloganeve politike. Deklarata e Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun në PL, Arla Merja. Të nderuar...
Burimi:
syri.net