Meritojnë të goditen/ Medvedev kërcënon Gjermaninë: Në shënjestër fabrikat e armëve

Meritojnë të goditen/ Medvedev kërcënon Gjermaninë: Në shënjestër fabrikat e armëve

Një kërcënim i drejtpërdrejtë nga Moska ka rritur tensionet me Gjermaninë. Dmitry Medvedev, ish-presidenti rus dhe aktualisht nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, ka paralajmëruar se objektet gjermane që prodhojnë pajisje ushtarake për Ukrainën mund të bëhen objektiv i goditjeve ruse. Medvedev ka deklaruar se fabrikat gjermane të mbrojtjes “meritojnë” të goditen, duke e lidhur kërcënimin me mbështetjen e Berlinit për Kievin. Në deklaratat e tij është përmendur edhe mundësia e goditjes së objektivave të tjera në Berlin. Kërcënimet vijnë në një periudhë tensioni të shtuar mes Moskës dhe Berlinit, pas akuzave gjermane për një përfshirje të mundshme ruse në një incident me dron pranë aeroportit Leipzig/Halle. Kremlini i ka mohuar këto akuza. Gjermania është një nga mbështetëset kryesore të Ukrainës në Evropë dhe...