Menaxheri i Usyk konfirmon: Po mendon një rikthim në kategorinë ‘cruiserweight’, të shkruajë sërish historinë
4 Nëntor 2026 12:04 Telesport Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk mund ta ketë zhvilluar ndeshjen e tij të fundit në kategorinë e peshave të rënda, ku ishte kampion i padiskutueshëm. Lajmi për një rikthim në kategorinë “cruiserweight” (pesha deri 92kg), po merr gjithnjë e më shumë formë. Pasi mposhti Rico Verhoeven për titullin WBC në Egjipt, më herët gjatë këtij viti, Usyk hoqi dorë nga titujt që zotëronte. Ai planifikon të rikthehet në boks, por mund ta bëjë këtë duke zbritur sërish në kategorinë “cruiserweight”, ku gjithashtu ishte kampion i padiskutueshëm. “Usyk tashmë ka fituar gjithçka në kategorinë e peshave të rënda. Tani ai po mendon një rikthim në kategorinë ‘cruiserweight’, peshën e tij natyrale, për të shkruar sërish historinë. Ai i do sfidat, dhe kjo...
Burimi:
telesport.al