Memaliaj kundërshton shkrirjen/ Administrata pret kryebashkiakun me duartrokitje
Punonjësit e administratës së Bashkisë Memaliaj e pritën me duartrokitje kryebashkiakun Albert Malaj, pas përfshirjes së bashkisë në draftin e reformës territoriale, që parashikon bashkimin e saj me Tepelenën. Propozimi është kundërshtuar prej javësh nga banorët e Memaliajt. Në dëgjesat publike në njësitë administrative, ata kanë shprehur shqetësimin se ndryshimi mund të sjellë largimin e shërbimeve, përshpejtimin e shpopullimit dhe pasoja ekonomike për zonën. Kundër draftit është shprehur edhe Këshilli Bashkiak i Memaliajt, me nëntë vota kundër dhe një abstenim. Gjatë takimit me administratën, Malaj tha se puna do të vijojë normalisht deri në formalizimin e ndryshimeve dhe se shërbimet për qytetarët nuk do të ndërpriten. Kryebashkiaku ka kundërshtuar më herët shkrirjen e bashkisë, duke argumentuar se Memaliaj ka peshë në qark si për numrin...
Burimi:
ntv.al