Burimi:
Gijotina.com

Meloni nuk tërhiqet, niset drejt Gjadrit anija e marinës italiane me 40 emigrantë
👁12924
Anija e marinës italiane është nisur mëngjesin e sotëm nga porti i Brindisit me 40 emigrantë drejt Shqipërisë, ku këta persona do të vendosen në qendrat e paraburgimit sipas marrëveshjes së Romës dhe Tiranës për emigrantët. Bëhet fjalë për emigrantë të disa nacionaliteteve, të cilët do të qëndrojnë në qendër në kampin e Gjaderit, transmeton Rai. Vendimi për transferimin në Shqipëri është marrë pas miratimit të një dekreti më 28 mars, i cili lejon transferimin jo vetëm të azilkërkuesve të përgjuar në det, por edhe të emigrantëve të parregullt, të cilëve komisariati i policisë u ka dorëzuar vendimin për dëbim....