Meloni: Nuk pendohem për afrimitetin me Trump, mbrojta interesat kombëtare të Italisë
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, deklaroi se nuk pendohet për afrimitetin me presidentin amerikan Donald Trump në fillim të mandatit të tij të dytë, duke theksuar se qëndrimi i saj synonte mbrojtjen e interesave kombëtare të Italisë. “Nuk pendohem për afërsinë time me Presidentin Trump në fillim të mandatit të tij të dytë. Unë mbrojta interesat tona kombëtare. Ishte një qëndrim që ishte veçanërisht i dobishëm dhe i vlerësuar nga shumë vende evropiane”, tha Meloni. Duke folur me gazetarin e RAI-t, Bruno Vespa, për librin e tij të fundit, i cili pritet të botohet, Meloni shtoi se qëndrimi i saj “kontribuoi në mbajtjen hapur të dialogut euroatlantik, edhe në fazat kur mungonte më shumë mirëkuptimi, si dhe në rikthimin e NATO-s në dimensionin e saj të...
Burimi:
javanews.al