Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës
Zonja e parë amerikane, Melania Trump, ka ndërmjetësuar një armëpushim të përkohshëm mes Rusisë dhe Ukrainës në qytetin e pushtuar ukrainas të Oleshkyt. Marrëveshja pritet të hyjë në fuqi më 29 tetor dhe synon të mundësojë dërgimin e ndihmave humanitare dhe evakuimin e civilëve. Sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë, të dyja palët kanë rënë dakord të pezullojnë përkohësisht veprimet ushtarake në qytet, për të krijuar kushte për hyrjen e ndihmave dhe organizimin e largimit të banorëve. Melania Trump dhe një përfaqësues i saj kanë komunikuar drejtpërdrejt me drejtuesit rusë dhe ukrainas për të përcaktuar kushtet, afatet dhe procedurat e marrëveshjes. “Situata në Oleshky është dramatike. Është një qytet në vijën e frontit, në prag të katastrofës”, deklaroi Melania Trump. Rreth 2 mijë banorë kanë...
Burimi:
ntv.al