Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Mel B kurorëzon dashurinë me Rory McPhee, vetëm njëra nga Spice Girls ishte e pranishme në dasmë
Melanie Brown, e njohur gjerësisht si Mel B nga grupi legjendar Spice Girls, u martua të shtunën më 5 korrik në Londër me partnerin e saj, stilistin Rory McPhee. Ceremonia u mbajt në praninë e familjes dhe miqve të afërt, mes tyre dhe figura të njohura nga bota e artit, por vetëm njëra nga koleget e saj të grupit mori pjesë. Emma Bunton (Baby Spice) ishte e vetmja anëtare e Spice Girls që mori pjesë në dasmë për të mbështetur mikeshën e saj. Ndërkohë, Melanie Chisholm (Mel C) nuk mundi të ishte e pranishme pasi kishte një koncert në Suedi...