Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Mehmet Kraja: Shtërgu – kjo fjalë e bezdisshme, lokalizëm i shëmtuar
Mehmet Kraja Nga Mehmet KrajaDy autorë të rëndësishëm të letërsisë shqipe, Lasgush Poradeci dhe Ismail Kadare, i kanë dhënë njëlloj legjitimiteti dhe përhapje më të gjerë fjalës SHTËRG. Askush, tashmë, nuk do t’ia dijë se bëhet fjalë për një lokalizëm dhe për një huazim të vonë nga gjuhët sllave, besoj drejtpërdrejt nga maqedonishtja, jo nga serbishtja, siç thonë disa gjuhëtarë, sepse shtërg-u nuk është i përhapur në zonat e kontaktit të shqipes me serbokroatishten, por vetëm i shqipes me maqedonishten. Edhe varianti LEJLEK është huazim nga turqishtja, por ka përdorim më të vjetër dhe më të gjerë: del edhe te...