Medvedev paralajmëron për sulm bërthamor parandalues nëse rrezikohet ekzistenca e Rusisë
Dmitry Medvedev, zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, ka ripërsëritur paralajmërimet e Moskës për një sulm bërthamor parandalues. Ai theksoi se një veprim i tillë mund të ndërmerret nëse shteti rus përballet me kërcënime që rrezikojnë ekzistencën e tij. Këto deklarata u bënë publike në një artikull të tij, botuar në revistën “Moscow Journal of International Law”, me titull “Sovraniteti shtetëror dhe armët bërthamore: Aspekte të së drejtës ndërkombëtare në garantimin e sigurisë kombëtare”. Në shkrim, Medvedev detajoi doktrinën bërthamore të Federatës Ruse dhe rrethanat që mund të justifikojnë përdorimin e armëve bërthamore. Sipas tij, kërcënimet ushtarake ndaj Rusisë, përfshirë përdorimin masiv të mjeteve sulmuese ajrore dhe hapësinore jobërthamore, mund të shërbejnë si bazë për shqyrtimin e një sulmi bërthamor parandalues. Medvedev argumentoi se...
Burimi:
kohajone.com