Me“dorë të hekurt”/ Rrugorja vendos mbi 13 mijë masa, 41 veta të ndaluar e proceduar

Me“dorë të hekurt”/ Rrugorja vendos mbi 13 mijë masa, 41 veta të ndaluar e proceduar

Vijojnë kontrollet intensive në të gjitha akset interurbane dhe në qendrat e banuara, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor.  Sipas policisë, deri më tani janë arrestuar ose proceduar 41 shtetas për shkelje të rregullave të Kodit Rrugor. 18 prej arrestimeve, për drejtim të automjeteve në gjendje të dehur/ose pa leje. Sipas policisë “nga kontrollet 46 automjete janë bllokuar, janë vënë 13 911 masa administrative; u pezulluan 23 leje drejtimi”, thuhet në njoftimin e policisë. Nga terreni, Komandanti i njërit prej grupeve të monitorimit të trafikut rrugor, Nënkomisar Gerhard Baka apeloi për përdoruesit e rrugës, që të respektojnë...
Burimi: Opinion.al