Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Mediat italiane, vlerësim maksimal për Asllanin: Veshi “kostumin” e “Super-Chala” dhe shënoi me qetësi të akullt
👁3352
Nëse Interi mban ende të gjallë një fije shprese për titullin kampion, kjo i dedikohet mbi të gjitha Kristjan Asllanit. I thirrur të zëvendësojë Hakan Calhanoglu në kuadrin e rotacionit të thellë të vendosur nga Inzaghi, “regjisori” shqiptar jo vetëm që mori përsipër zonën e fushës që i përket turkut, por edhe detyrat si ekzekutues penalltish. Më në fund, një paraqitje që nuk lë hapësirë për nostalgji ndaj shokut të skuadrës. “Nga Calhanoglu trashëgon edhe detyrën e ekzekutuesit të penalltive, i ftohtë nga pika e bardhë. Gati sa nuk realizon një dopietë nga distanca, shqiptari e bën Interin të ‘rrotullohet’...