Mediat amerikane bojkotojnë mbulimin e Trump, përplasje me Shtëpinë e Bardhë për aksesin e gazetarëve
Rrjetet kryesore televizive amerikane kanë pezulluar të hënën mbulimin e përbashkët të aktiviteteve të Presidentit Donald Trump, në shenjë proteste ndaj vendimit të Shtëpisë së Bardhë për t’u hequr aksesin disa organizatave mediatike. Vendimi vjen pasi Shtëpia e Bardhë ndaloi CNN, Politico dhe MS NOW, duke i akuzuar për publikimin e raportimeve që administrata i konsideron “trillime ose gënjeshtra”. Organizatat mediatike i kanë mohuar akuzat dhe kanë paralajmëruar se do ta kundërshtojnë vendimin në gjykatë. Të hënën, mediat pjesëmarrëse në grupin që koordinon mbulimin televiziv të aktiviteteve presidenciale vendosën të mos kryejnë më mbulimin e përbashkët. Edhe New York Times dhe Washington Post thanë se nuk do të ndanin imazhe nga disa prej aktiviteteve të Trump. Si pasojë, nuk pati pamje të përbashkëta televizive të...
Burimi:
javanews.al