Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

Të rinjtë mbledhur fillimisht tek Ministria e Arsimit më pas u shpërndanë në rrugët kryesore që të çojnë drejt qendrës së Tiranës, ku nuk munguan tensionet. Një grup protestuesish sulmuan Gjykatën e Apelit. Për pasojë, referuar njoftimit zyrtar të policisë, pesë protestues u arrestuan, ndërsa 15 të tjerë u shpallën në kërkim. E njëjta situatë u përsërit edhe gjatë pasdites. Raportohet për disa të shoqëruar, e ndërsa që nga 13 tetorit në total janë regjistruar 310 të lënduar, nga të cilët 191 punonjës policie, 88 protestues dhe 31 kalomtarë. Shifrat janë bërë zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë. Rama: Nuk dorëhiqem, shpërblim financiar për efektivët e policisë Në ditën e shtatë të protestave, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me efektivët e policisë, gjatë të cilit...