Media italiane shkruan për protestën e studentëve: Të rinjtë sfidojnë Ramën në Tiranë! Korrupsioni është kudo

Media italiane shkruan për protestën e studentëve: Të rinjtë sfidojnë Ramën në Tiranë! Korrupsioni është kudo

Nga universitetet në rrugët e kryeqytetit, protesta në Shqipëri po merr përmasa më të gjera. Të rinj dhe të moshuar kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa studentët denoncojnë korrupsionin, kushtet e vështira në universitete dhe mungesën e perspektivës për të ardhmen. “Po protestojmë me dhunë, sepse nuk kemi më asgjë për të humbur. Ata duhet të na dëgjojnë”. Kështu e përshkruan situatën në Tiranë një prej të rinjve të intervistuar nga gazetarja Marzia Baldari, në një reportazh të publikuar nga media italiane Il Fatto Quotidiano, e cila sjell dëshmi nga protestat kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Sipas reportazhit, kryeqyteti është përfshirë nga përplasje të dhunshme, me kazanë mbeturinash të përfshirë nga flakët, vitrina të thyera dhe përballje mes protestuesve dhe policisë. Tymit të...