Media italiane përzgjedh Dhërmiun mes 20 destinacioneve për vjeshtën

Media italiane përzgjedh Dhërmiun mes 20 destinacioneve për vjeshtën

Vjeshta ofron mundësi për të zbuluar destinacione tërheqëse nën rrezet e diellit, mes peizazheve piktoreske, trashëgimisë kulturore dhe shijeve tradicionale. Temperaturat e ngrohta dhe fluksi më i ulët i turistëve e bëjnë këtë periudhë të përshtatshme për udhëtime dhe pushime larg ritmit të ngarkuar të sezonit veror, sipas një artikulli të botuar në median italiane “Skyscanner.it”. Mes 20 destinacioneve të përzgjedhura për të shijuar ngrohtësinë gjatë vjeshtës, nga qytetet evropiane te vendpushimet mesdhetare, përfshihet edhe Dhërmiu, një prej perla­ve të Rivierës Shqiptare, ku plazhet, natyra dhe tradita mund të zbulohen edhe pas përfundimit të sezonit veror. Vjeshta është një nga periudhat më të përshtatshme për të udhëtuar, pasi temperaturat janë zakonisht më të buta se gjatë verës, shumë destinacione kanë më pak vizitorë dhe qytetet...