Media britanike: Shqipëria pritet të “pushtohet” nga 30 milionë turistë

Media britanike: Shqipëria pritet të “pushtohet” nga 30 milionë turistë

Media britanike “Express” në një artikull dedikuar turizmit në Shqipëri duke parashikuar se vendi ynë do të përballet së shpejti me një “pushtim” masiv turistik, pasi numri i vizitorëve të huaj në bregdetin e tij po rritet me shpejtësi marramendëse. “Shqipëria ka përjetuar një bum të vërtetë në industrinë e turizmit vitet e fundit, me hotele të reja që po hapen dhe plazhet me rërë që janë bërë të preferuarat e influencuesve në rrjetet sociale. Në vitin 2015, mbi tre milionë turistë vizituan Shqipërinë. Ky numër u rrit në katër milionë në 2017 dhe në gjashtë milionë në 2019. Pas pandemisë, shifrat janë rritur ndjeshëm – rreth 10 milionë persona vizituan vendin në vitin 2023, një rritje prej 56% krahasuar me periudhën para pandemisë. Kjo e ka...