Medalje të reja për ushtarakët! Qeveria miraton rregullat e reja të dekorimit në FARSH
Këshilli i Ministrave, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes dhe në mbështetje të ligjit “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”, ka miratuar vendimin për krijimin e medaljeve, shenjave dhe distinktivëve të veçantë të nderit në Forcat e Armatosura (FARSH). Vendimi përcakton hierarkinë e vlerësimeve, kriteret profesionale, procedurat zyrtare dhe autoritetet përgjegjëse për dekorimin e ushtarakëve aktivë, atyre në rezervë apo lirim, personelit civil, si dhe ushtarakëve të huaj që kontribuojnë për sigurinë e Shqipërisë. Llojet e medaljeve dhe kriteret e dhënies Vendimi i ri rregullon me detaje gamën e medaljeve ushtarake, ku më e larta është “Medalja e vlerave të larta”, e cila jepet nga Ministri i Mbrojtjes për kontribute të jashtëzakonshme në interes të mbrojtjes kombëtare. Po ashtu, kuadri i ri përfshin Medaljen “Për...
Burimi:
javanews.al