Me vajzën e mitur në shkallët e Kryeministrisë, protestuesi u bën thirrje policëve: “Hiqni kapelet!”

Me vajzën e mitur në shkallët e Kryeministrisë, protestuesi u bën thirrje policëve: “Hiqni kapelet!”

TIRANË- Një moment i veçantë është shënuar gjatë protestës para Kryeministrisë, ku një qytetar është ngjitur në shkallët e godinës duke mbajtur me vete vajzën e tij të mitur. Nga ky pozicion, ai u ka bërë thirrje efektivëve të Policisë të heqin kapelet, ndërsa në zonë është vendosur një kordon policor për arsye sigurie. Qytetari qëndroi për disa minuta në shkallët e Kryeministrisë, përpara se të tërhiqej dhe të largohej nga vendi së bashku me një grua. Ngjarja u zhvillua në kuadër të protestës, ku qytetarët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre përmes tubimit para selisë së qeverisë./ZËRI