“Më tha mos ik tek Italia, ndryshe ta heq pasaportën“, De Biasi tregon batutat e Ramës kur i dha dekoratën e “Skënderbeut”

“Më tha mos ik tek Italia, ndryshe ta heq pasaportën“, De Biasi tregon batutat e Ramës kur i dha dekoratën e “Skënderbeut”

Në verë, Villasimius mund të bëhet një vend i rrezikshëm: “Disa ditë më parë përjetova nga afër zjarret, shumë pranë shtëpisë sime të pushimeve”. Gianni De Biasi po shijon detin e Sardenjës. Ujë i kaltër, zjarr i kuq: “Doli mirë, askush nuk u lëndua, por…” De Biasi, ish-mesfushor, sot trajner, pret një telefonatë: “Eksperienca më bën të ndihem i fortë, mund të jap ende shumë”. Gianni De Biasi është nga Sarmede, Treviso: “Kam lindur afër San Martino di Colle Umberto, fshati i Ottavio Bottecchia, çiklistit që fitoi ‘Tour de France’ dhe vdiq i masakruar nga rrahjet, nuk është kuptuar kurrë...