Burimi:
Opinion.al

Me shpejtësi “skëterrë”, makina përmbyset në anë të rrugës Milot-Rrëshen
👁4023
Një automjet tip “Volkswagen” ka humbur kontrollin në aksin rrugor Milot-Rrëshen, duke përfunduar i përmbysur në një parcelë në anë të rrugës.Siç raportohet për Klan News, drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Kanë qenë kalimtarë të rastit të cilët iu kanë dhënë ndihmën e parë të dëmtuarve. Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia e lartë. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.