Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Me rregullat e reja për duhanin, Greqia dëshiron t’i ndalojë prindërit të dërgojnë fëmijët për të blerë cigare
Greqia ka njoftuar një projektligj të ri që shtrëngon ndjeshëm rregullat për shitjen e produkteve të duhanit dhe alkoolit tek të miturit, në një përpjekje për të mbrojtur të rinjtë nga këto produkte të dëmshme. Ministri i Shëndetësisë, Adonis Georgiades, deklaroi se ligji do të parashikojë ndëshkime penale për këdo që shkel ndalimin e shitjes së duhanit te fëmijët, madje edhe për prindërit që i dërgojnë fëmijët të blejnë cigare – një praktikë që ai e quajti të zakonshme në Greqi për dekada. “Po hartojmë një projektligj shumë të rreptë për të mbrojtur të miturit tanë si nga alkooli ashtu...