“Më qesharaku kundër vendimit ishte kryebashkiaku i Kavajës”- Balla nga Golemi: Pas vitesh pritjeje, Reforma Territoriale i dha statusin e qytetit!

“Më qesharaku kundër vendimit ishte kryebashkiaku i Kavajës”- Balla nga Golemi: Pas vitesh pritjeje, Reforma Territoriale i dha statusin e qytetit!

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun Tiranë, Taulant Balla, ishte në Golem, ku zhvilloi një takim me qytetarët, duke vënë në fokus statusin e ri të qytetit, potencialin turistik të zonës dhe nevojën për më shumë investime. Balla u ndal edhe te kundërshtimi i këtij vendimi, duke ironizuar qëndrimin e kryetarit në ikje të Bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja. “Më qesharaku kundër këtij vendimi ishte kryetari në ikje i Bashkisë Kavajë”, u shpreh Balla, duke theksuar se Golemi e meriton statusin e qytetit për nga numri i popullsisë, zhvillimi urban dhe rëndësia turistike. Me rreth 200 hotele, Golemi përfaqëson një nga zonat e rëndësishme të turizmit në vend. Sipas Ballës, njohja e këtij zhvillimi duhet të shoqërohet edhe me investime dhe shërbime më të mira...