Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Me pretendimin se do i paguante detyrimet tatimore, 33-vjeçari i zhvat 10 mijë euro tregtarit
Një 33-vjeçar u vu në pranga, nën akuzë për vjedhje në Tiranë. Sipas policisë, Elton Dumani, në periudha të ndryshme kohore, i kishte marrë 10 000 euro shtetasit me iniciale G. D., me pretendimin se do të shlyente detyrimet tatimore të aktivitetit të tij tregtar. 33-vjeçari u arrestua, ndërkohë që vijon hetimi për çështjen. Top Channel