Me pistoletë në makinë, aksidenton 4 automjete gjatë ndjekjes nga policia, arrestohet 1 person në Tiranë

Me pistoletë në makinë, aksidenton 4 automjete gjatë ndjekjes nga policia, arrestohet 1 person në Tiranë

Në prangat e policisë ka rënë një person në Tiranë, pasi u kap me pistoletë në makinë, pas ndjekjes nga policia, nga zona e “Myslym Shyrit” deri në zonën e ish-Bllokut, në rrugën “Andon Zako Çajupi”. Pas ndjekjes, është kapur një person, ndërsa është sekuestruar një armë zjarri. Sakaq gjatë ndjekjes, janë përplasur 4 makina. Automjeti që drejtonte i arrestuari është i tipit Audi Q8. E gjithë skena e ndjekjes është parë nga qytetarët dhe ka krijuar panik për shkak se mjeti në ndjekje ka kryer manovra për t’i shpëtuar policisë. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Burimi: Syri.net