Me pistoletë dhe kanabis me vete, arrestohet në Kakavijë 51-vjeçarja gjermane
Një shtetase gjermane, 51 vjeçe, është arrestuar nga Policia Kufitare pasi gjatë kontrollit të automjetit dhe rulotit që drejtonte u gjetën një armë zjarri pistoletë me municion dhe rreth 141 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis. Sipas njoftimit të Policisë, automjeti është përzgjedhur për kontroll të detajuar në skaner dhe më pas i është nënshtruar kontrollit fizik në vijën e dytë, në dalje. Aksioni u zhvillua nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me autoritetet doganore dhe Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër. Gjatë kontrollit, uniformat blu gjetën një pistoletë me mulli dhe municionin përkatës, si dhe gjashtë kavanoza e tri qese hermetike që përmbanin lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale rreth 141 gramë. Në vijim të...
Burimi:
argjiroja.net