Më pak aksidente, më shumë viktima, policia: Shpejtësia dhe përdorimi i celularit janë shkaqet krysore

Më pak aksidente, më shumë viktima, policia: Shpejtësia dhe përdorimi i celularit janë shkaqet krysore

Ndonëse kemi më pak aksidente krahasuar me vitin e kaluar, bilanci sa i takon viktimave është më i rëndë. Referuar shifrave të Policisë Rrugore për muajin qershor dhe korrik, muaj që shoqërohen me një rritje të aksidenteve, kemi 53 ngjarje rrugore më pak, por dy viktima më shumë. “Këto dy muaj për vitin 2024 kanë qenë 287 (aksidente), kurse për vitin 2025 kemi 234 aksidente si numër statistikor. Pra, jemi 53 aksidente më pak sesa dy mujori (qershor-korrik) i vitit 2024. Për sa i përket të vrarëve, në vitin 2024 kemi pasur 21 të vrarë, ndërsa për 2025 kemi 23...