Me notën 10 dhe në formacionin e javës, Kombëtarja shndërron edhe Rei Manajn në Turqi

Me notën 10 dhe në formacionin e javës, Kombëtarja shndërron edhe Rei Manajn në Turqi

Kombëtarja është padyshim një trampolinë e mirë për të gjithë lojtarët shqiptarë, për të bërë transferime më të mëdha në të ardhmen. Por gjithashtu fanella e Kombëtares ka fuqinë që të ndryshojë apo transformojë lojtarët, për t’i nxjerrë ata nga momenti negativ. Kjo ka ndodhur edhe me Rei Manajn, që pas dy golave me Shqipërinë, ka shpërthyer edhe në Turqi. Sulmuesi shënoi 2 gola në përballjen mes Sivasporit dhe Adana Demirspor, ndërsa falë paraqitjes së tij mori notën 10 dhe u vendos në formacionin më të mirë të javës. /Sport Ekspres/

Abonohu per 1 Vit Abonohu tani per te pasur akses te plot ne leximin e lajmeve. ABONOHU
Burimi: Sportekspres.com
TË FUNDIT TË GJITHA