Më në fund “Camp Nou” hap dyert, Barcelona zyrtarizon ndeshjen e parë në stadiumin e rinovuar

Më në fund “Camp Nou” hap dyert, Barcelona zyrtarizon ndeshjen e parë në stadiumin e rinovuar

21 Maj 2025 8:42 Telesport Barcelona ka njoftuar datën se kur do të rikthehet për të luajtur në “Camp Nou” pas dy vitesh rinovime të stadiumit legjendar. Do të jetë data 10 gusht, me rastin e trofeut tradicional “Joan Gamper”, një ndeshje miqësore që i paraprin fillimit të kampionatit. Këtë e ka bërë të ditur presidenti i klubit Joan Laporta gjatë një interviste televizive. Barcelona ka luajtur në stadiumin Olimpik të qytetit për dy vjet dhe fitoi La Ligën atje këtë sezon. Qëllimi fillestar ishte një rikthim në nëntor 2024 në një stadium pjesërisht të kompletuar. Megjithatë, në shkurt, Barcelona...
Burimi: Telesport.al