“Me kushtin që të mos kthehem më kurrë”, trajneri i Fenerbahce merr vendimin drastik pas brazimit ndaj Romës

“Me kushtin që të mos kthehem më kurrë”, trajneri i Fenerbahce merr vendimin drastik pas brazimit ndaj Romës

10 Shtator 2026 22:11 Telesport Fenerbahce u kthye pas 18 vitesh mungesë në fazën e grupeve në Champions League. Në ndeshjen e parë, klub turk barazoi në Stamboll 1-1 ndaj Romës. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, në mëyrë krejt të befasishme, trajneri i Fenerbahce, Ismail Kartal, ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i klubit turk, por pa dhënë shumë detaje të tjera. “Sonte dhashë dorëheqjen nga posti im si trajner i Fenerbahce. Mora këtë vendim për t’i hapur rrugë klubit tim, me kushtin që të mos kthehem më kurrë. I uroj të gjithëve një mbrëmje të mbarë”, tha Kartal. Deri tani ende nuk dihet arsyeja e vërtetë e këtij vendimi drastik të marrë nga Kartal.