Me kokainë e armë me vete, kapet në zonën e Liqenit të Çekrezës 42-vjeçari me precedent penal
arrestimi i Zyber Bamit TIRANË-Një 42-vjeçar është vënë në pranga pasi u kap duke lëvizur i armatosur në zonën e liqenit të Çekrezës, në Kamëz. Zyber Bamit, gjatë kontrollit fizik, iu gjet një pistoletë me mulli, municioni përkatës dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë. 42-vjeçari ishte dënuar më parë për armëmbajtje pa leje. Njoftimi i policisë: Kamëz/ Finalizohet operacioni i koduar “Kontigjenti”. Vihet në pranga një shtetas me precedent kriminal, i cili lëvizte i armatosur në zonën e liqenit të Çekrezës. Nga kontrolli fizik u konstatua se posedonte dhe sasi Kokaine. Sekuestrohen arma e zjarrit (pistoletë me mulli), municioni i saj dhe lënda narkotike. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për mbikëqyrjen e shtetasve me precedentë, të cilët...
Burimi:
zeri.ai