Aksident i rëndë në Gramsh, përplasen dy automjete, ka të plagosur

Aksident i rëndë në Gramsh, përplasen dy automjete, ka të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në territorin e Bashkisë Gramsh, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të dëmtuar. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe aktualisht po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin Bashkiak të Gramshit. Nga përplasja, të dyja automjetet kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme materiale, kryesisht në pjesën e përparme të tyre, çka dëshmon për forcën e përplasjes.